LAJMI I FUNDIT:

AKR: Nuk ka marrëveshje me PAN-in, i qëndrojmë besnik koalicionit me LDK-në   

AKR: Nuk ka marrëveshje me PAN-in, i qëndrojmë besnik koalicionit me LDK-në   

Aleanca Kosova e Re nuk ka bërë marrëveshje për krijimin e institucioneve me koalicionin PAN dhe kjo nuk pritet të ndodhë.

Kështu ka thënë për KosovaPress, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, i cili po ashtu tha se janë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe se do t’i qëndrojnë besnik këtij koalicioni.


Sa i përket asaj që kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli u ka dhënë afat 10 ditor Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të merren vesh për formimin e Qeverisë, Makolli thotë se e ka bërë që këto parti të bëjnë marrëveshje në letër.

“Këto janë vetëm mos të them thashetheme, por janë ashtu ndoshta pak edhe ajo deklarata e presidentit tonë pak është keqinterpretuar, por ndoshta është interpretuar edhe nga një kënd tjetër se ai nuk ka dhënë ultimatum në atë kuptimin që po flitet. Por, ai ka kërkuar që opozita, aty janë edhe Vetëvendosja, edhe LDK-ja edhe na, e që i kemi 61 deputetë ka kërkuar që të jetë unike dhe nuk është në rregull që opozita deri tani nuk e ka një marrëveshje tamon të qitne në letër të nënshkruar nga të gjithë deputetët dhe atëherë edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ta qesim para aktit të kryer. Atëherë ai nuk kish pas qare të them kështu në thonjëza që mos me na e dhënë neve mandatarin, por kur ne nuk jemi unik atëherë ata po i shtyjnë gjërat se atyre po ju konvenon ky status kohë”, tha ai.

Makolli, përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me koalicionin PAN. Ai tha se do t’i qëndrojnë besnik koalicionit me LDK-në.

“Po ne jemi në koalicion me LDK-në dhe i rrimë besnik këtij koalicioni, unë thash interesat e atdheut janë mbi të gjitha, por momentalisht ne jemi në këtë koalicion dhe i rrimë besnik dhe jemi për atë që ne të jemi unik dhe ne të jemi ai promotori që t’i shtyjmë gjërat përpara”, tha Makolli.

Gjithashtu, ai përjashton mundësinë që ndonjë deputet i AKR-së të votojë qoftë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit apo Ramush Haradinaj për kryeministër. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori