LAJMI I FUNDIT:

AKR e VV me kandidat të përbashkët për kryetar komune në Mitrovicë

AKR e VV me kandidat të përbashkët për kryetar komune në Mitrovicë

Aleanca Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje lidhen koalicion për bashkëqeverisje në Mitrovicë në fund të vitit të kaluar, por duket se nuk do të ndalen vetëm me kaq, pasi që Veriu.info mëson këto dy subjekte politike kanë arritur marrëveshje që në zgjedhje lokale të këtij viti të garojnë me kandidat të përbashkët për kryetar komune.

Arritjen e marrëveshjes për Veriu.info e ka konfirmuar Faruk Mujka, nënkryetar i komunës së Mitrovicës dhe kryetar i Qendrës së Vetëvedosjes në këtë qytet.

“Parimisht jemi pajtuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale, të garojmë me një kandidat të përbashkët për kryetar. Deri te kjo marrëveshje ka ardhur falë besueshmërisë që kemi krijuar edhe gjatë kohës sa kemi qenë në opozitë, por edhe tash gjatë bashkëqeverisjes në ekzekutiv, ku kemi pas dakordancë të plotë në të gjitha çështjet kryesore”, ka thënë Mujka për Veriu.info.

I pari i VV-së në Mitrovicë thotë se duke pasur parasysh kohën e errët të qeverisjes së kaluar, e kemi obligim që të krijojmë një partneritet i cili do të jetë i vetmi që do të mund ta transformoj Mitrovicën në një qytet evropian dhe që garanton fitore në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur se a do të jetë kandidat për kryetar komune, kryetari aktual Agim Bahtiri, Mujka ka thënë: “Për kandidatin për kryetar komune do të dakordohemi në një fazë të mëvonshme”.

Këtë marrëveshje e ka konfirmuar për Veriu.info edhe Jeton Ujkani, nënkryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë dhe drejtor i Drejtorisë së Prokurimit në këtë komunë.

“Duke e pasur parasysh bashkëpunimin e shkëlqyer që e kemi deri më tash me VV-në në komunën tonë, si dhe duke parë dëshirën për të vazhduar këtë bashkëpunim të suksesshëm edhe në mandatin e ardhshëm, kemi arritur marrëveshje që në zgjedhjet e ardhshme lokale të shkojmë me një kandidat të përbashkët për kryetar komune”, ka thënë Ujkani për Veriu.info.

Nënkryetari i degës së AKR-së e ka vlerësuar shumë të suksesshme qeverisjen aktuale të Agim Bahtirit, për të cilin ka thënë se kandidatura e tij do të sillte fitore të pakontestueshme.

Ndryshe, para një jave në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, Agim Bahtiri, i cili për momentin gjendet në Holandë, ka thënë se nuk ka vendosur ende që të rikandidoj, pasi që familja e tij po i kërkon të qëndroj afër tyre, për shkak se prej vitit 2013 jeton 2500 km larg familjes. “Nëse unë kandidoj, jam fitues i bindshëm”, kishte thënë Bahtiri në këtë emision./Veriu.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori