LAJMI I FUNDIT:

AKP shpall shitjen e asteve përmes likuidimit nr. 32

AKP shpall shitjen e asteve përmes likuidimit nr. 32

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të premten zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.32, e cila përmban 75 njësi.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin mars 2017, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në të gjitha gazetat vendore.


Afati i fundit për parakualifikim për shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.32 do të jetë dita e mërkurë, 17 maj 2017. Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 24 maj 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.