LAJMI I FUNDIT:

Aknet, trajtimi i duhur i tyre

Aknet, trajtimi i duhur i tyre

Aknet zakonisht paraqiten tek tinejxherët, periudhë kur mosha dhe hormonet shkaktojnë këto shpërthime të tmerrshme. Por, një pjesë e përjetojnë paraqitjen e akneve edhe në moshë të rritur.

Dr.Ylfete Shatri-Muçaj
Dermatovenerolog dhe Farmakolog Klinik
www.grelorgen.com
tel. 044 142 567

Aknet (puçrrat e rinisë) fillojnë të paraqiten që në moshën e hershme të pubertetit, pra tek femrat nga mosha 11 vjeçare, e tek meshkujt nga mosha 13 vjeçare.
Kjo moshë është tepër delikate, ngase në organizëm fillon në “revolucion“ hormonal, por gjithsesi nuk duhet harruar edhe llojin e lëkurës, që shpesh është edhe me predispozita familjare.


Jo të gjithë personat me akne duhen trajtuar tek dermatologu, ngase disa prej tyre mjafton që të mirëmbajnë higjienën e rregullt dhe adekuate të lëkurës, pra (të pastrojnë shpesh lëkurën me ujë të vakët apo me çaj kamomili, si dhe me ndonjë tonik (losion antiseptik), pastaj të lyejnë fytyrën me ndonjë krem hidrantë dhe antiseptike, të kenë kujdes në ushqim (të mos konsumojnë shumë karbohidrate, yndyra, lëngje të gazuara me sheqer, ushqim të thatë-ushqim nga skara. Të konsumojnë më shumë pemë, perime, ujë, lëng limoni, portokalli, mollë, ushqim të zier, etj.).

Nëse aknet marrin hov dhe gjendja fillon të keqësohet (duke filluar qelbëzimi, komedonet e mbyllura dhe ato të hapura, cistet, etj), atëherë urgjentisht duhet lajmëruar tek mjeku i lëkurës për trajtim, e jo nëpër sallone të ndryshme estetike.

Trajtimi i akneve kërkon një kohë të gjatë, durim dhe përkushtim.
Trajtimi bëhet tek dermatologu – mjeku i lëkurës, varësisht nga pasqyra klinike, pra, gjendja e pacientit.
Trajtimi bëhet jo me një konsultim, por për një kohë të gjatë, në vazhdimësi, ku varësisht nga gjendja e përkeqësimit fillohet me terapi lokale (tonik të ndryshëm, antiseptikë, me antibiotik, keratolitik, epitelizues si dhe preparate në formë kremash hidrante, vitamina dhe substanca tharëse). Përveç këtij trajtimi tek rastet më të rënda preferohen edhe metodat ndihmëse fizikale: siç janë pastrimi fizikal me vapazon, komedonekskretor (por kjo të bëhet nga ana e mjekut e jo në sallone estetike), pastaj ndihmon mjaft edhe krioterapia, si dhe mikrodermoabrazioni, nëse kanë mbet vraja pas trajtimit të akneve.

Në gjendjen pas akneve, me rëndësi është edhe mirëmbajtja e mëtutjeshme, duke përdorë tonik të ndryshëm antiseptik, epitelizues, vitaminoz dhe krema hidrante antiseptike, si dhe duke i përfillë këshillat e mjekut gjatë trajtimit të akneve. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori