LAJMI I FUNDIT:

AK me program për ish të përndjekurit

AK me program për ish të përndjekurit

Aleanca Kuq e Zi shpalosi platformën qeverisëse për rehabilitimin dhe integrimin e ish-burgosurve dhe ish-përndjekurve politik. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu premtoi se “AK do të jetë forca e parë politike e cila brenda 3 muajsh nga ndërtimi qeverisë së re do të publikojë dosjet e të gjithë bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja antishqiptare”.

Ndër të tjera Spahiu deklaroi se Aleanca Kuq e Zi del si forca e parë politike me një agjendë politike dhe juridike për realizimin e aspiratës për integrim të disidentëve politikë duke pasur si prioritet:

1. Ngritjen e një komisioni ekspertësh në bashkëpunim me përfaqësues të të dënuarve dhe përndjekurve politik për të revizionuar ligjet e cunguara dhe dhunuara nga PD dhe PS gjatë këtyre 23 viteve.
2. Garantimin për të gjithë të internuarit dhe ish dëbuarit të një pensioni mujor duke ju njohur vitet e dënimit si vite pune.

3. Kushtëzimin e cilido koalicioni të ardhshëm qeveritar që brenda dy ditëve të ardhshme të bashkëqeverisë duke shlyer të gjitha dëmshpërblimet financiare për të burgosurit, përndjekurit politik dhe familjet e tyre.

4. Hapjen e dosjeve për të gjithë bashkëpunëtorët e agjenturave antishqiptare.

5. Kuotimin në përfaqësim dhe punësim të fëmijëve dhe familjarëve të ish-burgosurve dhe përndjekurve politik për ti bërë pjesë të administratës publike.

6. Akordimin e një statusi të veçantë për të gjithë të persekutuarit politikë dhe familjeve të tyre.

7. 30 për qind të ardhurave nga privatizimet dhe konfiskimi i pasurive të vjedhura dhe grabitura të shtetasit Berisha dhe qeveritarëve do të shkojnë për të dëmshpërblyer ish të dënuarit politik.

8. Përmbushjen e të gjitha detyrimeve morale dhe kushtetuese lidhur me rehabilitimin dhe integrimin e plotë të kësaj shtrese të popullsisë.

9. Strehimin e të gjitha familjeve të persekutuara të cilat përballen me pamundësisë për banim dhe strehim.

10. Krijimin e bursave të studimit për fëmijët e familjeve të të persekutuarve.

11. Përfshirja në Aleancën Kuqezi për të përmbysur regjimin politik të gardianit Berisha i cili ka burgosur të drejtat e shqiptarëve dhe liritë themelore të tyre."

Më tej Spahiu sulmoi ashpër kryeministrin Berisha, kur tha se në grupin parlamentar të Partisë Demokratike mund të gjesh spiunë pa fund. Misioni i Berishës, vijoi Spahiu ka qenë që të shfaroste ish të përndjekurit dhe të djathtën shqiptare, transmeton BW.

“Në grupin e tij parlamentar mund të gjesh spiunë pa fund, por asnjë ish të përndjekur. Në kryesinë e PD-së apo në Këshillin Kombëtar, me një rregullore të veçantë është përjashtuar dhe nuk ka në radhët e kësaj partie të përndjekur”, theksoi Spahiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori