LAJMI I FUNDIT:

Ajax-United, triumfi që dërgon në Ligën e Kampionëve

Ajax-United, triumfi që dërgon në Ligën e Kampionëve

Finalja e 46-të e Europa League do të jetë përballja e pestë mes Ajaxit dhe Manchester Unitedit kur të zbresin në Friends Arena për trofeun e Europa League. Dy fitore për Djajtë e Kuq, e po kaq për Tulipanët që kanë vetëm një objektiv, trofeun e dytë evropian për klube. Jose Mourinho kërkon fitoren e shtatë, pas gjashtë të parave ndaj Ajaxit.

Ajaxi kërkon trofeun e parë evropian pas 22 vitesh, ndërsa për Unitedin fitorja është rruga e vetme për të shkuar në Ligën e Kampionëve, tre muaj më pas. 24 gola kanë shënuar holandezët në këtë garë, një më pak anglezët të cilët kanë pësuar tetë gola, shtatë më pak se rivalët.


UEFA: Të gjitha masat e sigurisë janë marrë për finalen e Ligës së Evropës
Lexo po ashtu UEFA: Të gjitha masat e sigurisë janë marrë për finalen e Ligës së Evropës

Tulipanët kanë tri barazime e tri humbje në gjashtë udhëtimet e fundit evropiane. Ndërsa Djajtë e Kuq kanë shtatë fitore e tri barazime që nga humbja 2-1 në grupe ndaj Fenerbahce. Portieri Onana ka luajtur më shumë se kushdo në Europa League (1.200 minuta), ndërsa Paul Pogba ka plotësuar më shumë pasime se çdo koleg i tij (840).

Për Ajaxin është finalja e 15-të pas 10 fitoresh e katër humbjesh dhe e para që nga humbja me penalti ndaj Juventus, 21 vjet më parë në Ligën e Kamionëve, transmeton SS.

Për Unitedin është finalja e 12-të, gjashtë fitore e pesë humbje, nga të cilat tri të fundit radhazi. Nëse fitojnë tulipanët do të jenë të vetmit që kanë fituar trofetë evropianë në çdo formë organizimi.

Skuadrat vijnë për të parën herë në finalen e këtij kompeticioni dhe janë përkatësisht e 11 dhe e 12 që arrijnë këtu.

Ajo që fiton do të jetë skuadra e pestë pas Sevillas (tri herë), Atletico Madridit (dy herë) dhe Portos e Chelseat (nga një herë).

Manchester Unitedi është ekipi i katërt anglez pas Fulhamit, Chelseat e Liverpoolit, kurse Ajaxi e bën Holandën, kombin e pestë që luan në finale.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori