LAJMI I FUNDIT:

Ai 39, ajo 64 vjeçe, u njoftuan kur ai ishte nxënës e ajo mësuese – historia interesante e çiftit që mund të udhëheqin Francën

Ai 39, ajo 64 vjeçe, u njoftuan kur ai ishte nxënës e ajo mësuese – historia interesante e çiftit që mund të udhëheqin Francën

Quhet Emmanuel Macron, është 39 vjeç, i martuar me ish-mësuesen e tij të letërsisë që tashmë është 64 vjeç. Është kandidati socialist i cili mund të drejtojë Francën nëse fiton në zgjedhje.

Konsiderohet si ylli në rritje i politikës evropiane, një mashkull i ri dhe karizmatik i cili nëse fiton Partia e tij do të jetë në pushtet të Francës. E ndërsa gruaja e tij më e madhe në moshë Brigitte Trogneux është një nga ikonat e modës që shihet gati çdo javë në ballinat e magazinave.

Ai njihet ndryshe me pseudonimin “Chouchou” që përkthehet si kafsha e mësueses, dhe kjo për faktin se ai është martuar me ish-mësuesen e tij që është 25 vjet më e madhe se Macron.

Historia mes tyre filloi kur ai ishte në moshën 15 vjeç, gruaja e tij ishte mësuesja 40-vjeçare ish- e martuar me tre fëmijë, ku njëra nga vajzat ishte në klasën e Emmanuel Macron. Në orën e mësimit Brigitte e merrte gjithmonë si shembull para nxënësve të tjerë. Ai shkruante poezi gjithë kohës dhe ajo i lexonte.

Ajo kohë pas kohe filloi të tërhiqej nga zgjuarsia dhe përgatitja e tij, gjë që solli në një histori dashurie.

Ditën kur ai foli me familjen duke i thënë se kishte rënë në dashuri me një Auziere, mbiemrin e Brigitte, familja mendoi se bëhej fjalë për një nga vajzat e Brigitte dhe jo për vetë atë.

Prindërit nuk ranë dakord dhe e nisën Emanuelin drejt një qyteti tjetër, por para se të ikte ajo i la një mesazh Brigitte-s, “Mos hiq dorë nga unë, do të martohemi bashkë”.

Ata filluan të flisnin në telefon shpesh dhe kur ai ishte 18 vjeç, Brigitte shkoi në Paris për të punuar, ata qëndruan së bashku që nga viti 2007.

Me Brigitten në krah, ai filloi të rritej dhe të futej në politikë, ai fillimisht punoi si bankier në një kompani dhe më pas u emërua ministër i ekonomisë në vitin 2014, para se të jepte dorëheqjen duke kërkuar një protestë të madhe me emrin En Marche! – duke bërë thirrje për një “revolucion demokratik” të drejtuar nga të rinjtë. Ky profil në rritje ka shtuar interesin publik për martesën e tij.

Në moshën 64 vjeç Brigitte u kthye në një ikonë stili. Ajo ndjek rregullisht shfaqjet e modës dhe me flokët e saj të bionde, , pantallona lëkure dhe veshjet e sipërme, ajo duket më shumë si një modele sesa një mësuese. Në muajin shkurt, martesa e tyre u komentua si e inskenuar për të fshehur faktin se Macron kishte një marrëdhënie seksuale me Mathiew, 40 vjeç, kreu i radio France.

Macron u detyrua të dilte në TV për ta mohuar atë. “Unë jam ai që jam”, tha ai. “Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për të fshehur. Dëgjoj njerëzit duke thënë se kam një jetë sekrete ose diçka. Nuk është mirë për gruan time Brigitte. Unë i ndaj të gjitha ditët dhe netët me të”.

Por gruaja e ti ka thënë se mund të jetë zonja e parë e Francës dhe marrëdhënia e tyre është pa kompromis, duke qenë një lidhje prej 20 vitesh.

Ajo përcolli edhe një mesazh përmes gazetës franceze duke thënë: “Ju gjithmonë habiteni që bashkëshortet janë pranë burrave të tyre dhe i mbështesin. Është koha që gjërat të evoluojnë”. /Tiranapost/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori