LAJMI I FUNDIT:

Ahtisaari para 10 viteve dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

Ahtisaari para 10 viteve dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

Sot bëhen 10 vjet që kur Martti Ahtisaari i dërgon raportin përfundimtar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhet të bëhet e pavarur.

Derisa SHBA-të përkrahnin planin e Ahtisaarit dhe mendonin se Kosova duhet të bëhet e pavarurm serbët vazhdonin ta kundërshtojnë planin. Kurse Rusia bënte deklarata që mund të interpretoheshin si kundër pavarësisë, por nuk përmendte përdorimin e vetos.


Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe me 87 abstenime, ku shprehet përkrahja për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.