LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët

Ahmeti: Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbajtur disa takime me banorët e Gostivarit, ndërsa Ali Ahmeti në Debresh të Gostivarit e ka filluar fjalimin e tij me thënien e famshme të Faik Konicës, ”Ruaje Zot Shqipninë prej shqiptarëve se prej të huajve e ruajmë vetë”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Faik Konica këto thënie i ka bërë në rrethana shumë specifike e të ndërlikuara gjatë vitit 1913, pas shpalljes së gjysmë pavarësisë. Aso kohe në Londër vajtën 5 delegacione shqiptare që kishin kërkesa të ndryshme, ata me këtë kërkonin nga një copë, kërkonin një Shqipëri me ngastra e të cunguar, me gjëmba e tela, dhe nga ky dëshprim i madh, Faik Konica bëri analiza që edhe sot duhet t’i mendojmë, pasi gjërat tanimë duan vëmendje, ky është një mandat që do të vendosen çështje të rëndësishme dhe jo aq i lehtë sa mund të mendojë ndonjë subjekt, lëvizje e re apo ndonjë iniciativë qytetare. Situatat që na presin, janë sikur një pacienti në spital t’i shërbejnë ndihmës motra, e mjek gjysmakë, por mos harroni se po ua lë ndihmës motrave e gjysmë mjekëve shëndetin në duar, sigurisht që pacienti nuk do të mbijetojë. Kjo situatë, kërkon specialist, pasi ne duhet patjetër t’ia dalim me sukses të gjitha çështjeve që duan zgjidhje urgjente”, deklaroi kryetari i BDI-së dhe bartës liste për njësinë 6, Ali Ahmeti.


“BDI ka kuadro të përgatitura në të gjitha fushat, nuk dilet përpara popullit me 2 faqe hartim të nxënësve të klasës së parë dhe të thuash unë do të drejtojë shqiptarët e Maqedonisë. Shqiptarët mbrojtës të kauzës e kanë BDI, subjekt ky i cili buron nga bashkimi i tërë forcave atdhetare e ushtarake të dekadave të fundit”, u shpreh Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori