0Shares

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti njofton se është shkarkuar bordi i ndërmarrjes së Trafikut Urban që sipas tij e pengoni punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Ahmeti këtë e quan një lajm fantastik, derisa ka treguar për vendimet që janë marrë sot nga komisioni.

Postimi i tij:

Ky është një lajm fantastik për Trafikun Urban. Janë shkarkuar ata që mundoheshin me e pengu punën dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Komisioni i aksionarëve i ndërmarrjes “Trafiku Urban”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, pas shqyrtimit të situatës në këtë ndërmarrje ka marrë disa vendime:

1. Të shkarkohet bordi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”;

2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet e këtij bordi;

3. Të hapet konkurs për anëtarë të rinj të bordit të ndërmarrjes “Trafiku Urban”;

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)