0Shares

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e cila sot gjatë një konference e akuzoi atë për keqpërdorim të parave të qytetarëve.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se e di qe Komuna e Prishtinës është në rrugën e duhur.

“Kur te akuzuar për korrupsion e uzurpatorë të tokave flasin me akuza për komunën tonë e di që jemi mirë e në rrugë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.

PDK sot e akuzoi Ahmetin që ka humbur miliona euro të qytetarëve për shkak të “paaftësisë dhe keqmenaxhimit të buxhetit të Komunës”.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)