LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Jemi duke bërë analiza për ofertën e LSDM-së, vendimi është i vështirë (Video)

Ahmeti: Jemi duke bërë analiza për ofertën e LSDM-së, vendimi është i vështirë (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është përkulur para përmendores së Shqiponjës në komunën e Çairit. Ai nuk ishte i shoqëruar nga anëtarë tjerë të kryesisë qendrore të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti para gazetarëve bëri të ditur se janë duke bërë analiza rreth ofertës së LSDM-së, ndërkaq thotë se nuk ka afat se deri kur duhet të jepet një përgjigje, duke shtuar se vendimi është i vështirë.


Për detajet, Ahmeti thotë se do të informohet opinioni në kohë, pasi që nuk bëhet fjalë për ndonjë letër që ka bombë atomike./Telegrafi/