LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: BDI asnjëherë nuk është zhgënjyer nga ndërkombëtarët

Ahmeti: BDI asnjëherë nuk është zhgënjyer nga ndërkombëtarët

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar takim të përbashkët pune me zv. Ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian ne Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ahmeti bisedoi me bashkëbiseduesit rreth zhvillimeve në lidhje me formimin e qeverisë së re reformuese, me ç’rast përsëriti që Bashkimi Demokratik për Integrim është i përkushtuar tërësisht për t’i zbatuar reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar, integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, marrëdhënie të mira ndëretnike, por edhe zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.


Hapat e parë që do t’i ndërmerr shumica e re parlamentare janë zgjidhja e ngërçit me pushtetin lokal si dhe shfuqizimi i testimit ekstern si dy çështje imediate.

Ahmeti theksoi që në 16 vite veprimtarie në kuadër të BDI-së, asnjëherë nuk ka patur zhgënjim në qëndrimet miqësore dhe dashamirëse të komunitetit ndërkombëtar, prandaj edhe kërkoi ndihmën e SHBA-ve dhe BE-së që të tejkalojmë sfidat para nesh dhe ta ndihmojnë integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/