LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Autobusët e rinj do të qarkullojnë në Prishtinë para vitit të ri

Ahmeti: Autobusët e rinj do të qarkullojnë në Prishtinë para vitit të ri

Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ceremonisë së nënshkrimit theksoi se procesi i stërzgjatur i projektit për autobusët po finalizohet sot.


Ai tha se 51 autobusët e rinj ‘Iveco’ do të qarkullojnë në Prishtinë para vitit të ri.

Ahmeti tha se autobusët modern do të ndihmojnë qarkullimin e qytetarëve më lehtë dhe më komod.

Kurse, përfaqësuesi i Trafikut Urban, Halil Mustafa tha se kjo kompani dhe punëtorët e saj kanë festuar sot, meqë po arrihet të realizohet ky projekt i stërzgjatur.

Vlera e këtij projekti arrin shumën e 13 milionë eurove.

Kompania me të cilën u arrit marrëveshja është Iveko nga Çekia. /Telegrafi/