LAJMI I FUNDIT:

AGK deklaratën e Durmishit e cilëson kërcënim serioz për gazetarët!

AGK deklaratën e Durmishit e cilëson kërcënim serioz për gazetarët!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një kumtese shprehet se e ka pritur me shqetësim të thellë kërcënimin e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, se “kur partia e tij të vije ë pushtet do t’i ngrehë zvarrë mediet”.

“Kjo deklaratë është e papranueshme dhe përbënë kërcënim serioz për komunitetin tonë .


Një deklaratë e tillë nuk do të duhej të vinte në asnjë rast nga një anëtar i një subjekti politik opozitar, si dhe nga një njeri që mban post të lartë publik.

Hyseni Durmishi: Juve, media të pushtetit – zvarrë do t’ju dërgojmë në burg
Lexo po ashtu Hyseni Durmishi: Juve, media të pushtetit – zvarrë do t’ju dërgojmë në burg

Njëherësh konsiderojmë se përderisa mediet janë ne shërbim të publikut, përkundër dhimbjes dhe dilemave morale që shpërfaq publikimi i materialeve te tilla sensitive, transmetimi ka qenë në interes të publikut. Si rrjedhojë, mediet kanë kryer punën e tyre duke i shërbyer këtij interesi.

Në këtë kohë të rëndë për familjen, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit politik që të kenë kujdes në përdorimin e gjuhës pasi në asnjë formë përmes deklaratave të tilla nuk do të mund ta përmirësojnë situatën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/