LAJMI I FUNDIT:

AGK dhe gazetarët serbë: Të hetohen rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur

AGK dhe gazetarët serbë: Të hetohen rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Asociacioni i Gazetarëve serb në Kosovë (AGSK) mbështesin konkluzionet dhe rekomandimet të cilat kanë rezultuar nga konferenca rajonale për sigurinë e gazetarëve, të organizuar të martën nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.


Kryetarët e dy shoqatave, Shkëlqim Hysenaj dhe Budimir Niçiq mbështesin krijimin e një komisioni për të hetuar rastet e gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë dhe u bëhet thirrje organeve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbrojtje të veçantë për gazetarët, dhe për të ndjekur penalisht dhe në kohë të gjitha rastet e krimeve e kryera ndaj gazetarëve në Kosovë.

“Kryetarët gjithashtu u dakorduan të bashkëpunojnë ngushtë me organet për zbatimin e ligjit që t’i procedojnë me prioritet të gjitha rastet që përfshijnë gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias, dhe presin nga prokuroria që të punojë për zbardhjen e rasteve të gazetarëve të vrarë dhe të zhdukur sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori