LAJMI I FUNDIT:

Agjërimi s’është punë feje: Rrini në formë me metodën më të vjetër në botë

Agjërimi s’është punë feje: Rrini në formë me metodën më të vjetër në botë

Hiqni dorë nga mëngjesi, mos u fiksoni pas ushqimeve të caktuara, dëgjojeni trupin tuaj dhe hani kur t’ju hahet, por brenda orareve fikse

Agjërimi i përhershëm nuk është një dietë, është një mënyrë të ngrëni. Kjo do të thotë se nuk ndryshon çfarë hani, por kur e hani.

Gjatë kohës që agjëroni, nuk do të ulni numrin e kalorive që konsumoni dhe do të arrini të mbani masën e muskujve, duke humbur dhjam dhe peshë të panevojshme.

Si? Është një ndër strategjitë më të thjeshta sepse kërkon pak ndryshime në veprimet tuaja të përditshme. Për të kuptuar si funksionon agjërimi i përhershëm, si fillim duhet të kuptojmë dallimin midis gjendjes së ushqyer dhe gjendjes në agjërim.

Trupi ndodhet në gjendjen e ushqyer kur është duke tretur dhe përthithur ushqim. Zakonisht, kjo gjendje nis kur ju filloni të hani dhe zgjat 3-5 orë teksa trupi tret dhe përthith ushqimin që sapo hëngrët.

Kur ndodheni në këtë gjendje, është shumë e vështirë për trupin të djegë kalori, pasi nivelet e insulinës janë shumë të larta.

Pas periudhës kohore më lart, trupi futet në gjendjen post-tretëse, që është thjesht një mënyrë për të thënë se nuk po tresni më ushqim. Kjo gjendje zgjat 8-12 orë pas vaktit të fundit dhe quhet agjërim.

Është më e lehtë për trupin të djegë dhjamin në gjendjen e agjërimit pasi nivelet e insulinës janë të ulëta. Gjatë kësaj fashe kohore, mund të aksesoni kilogramë dhe masë trupore që ishte e paarritshme gjatë gjendjes së ushqyer.

Agjërimi ka mijëra vite që praktikohet. E gjejmë në çdo fe e kulturë. Mjekët kanë kohë që flasin për avantazhet e të ngrënit nga dreka deri në 8 dhe nuk është thjesht diçka e momentit dhe nuk është një truk marketingu.

Në grafikët e mëposhtëm shpjegohen tre mënyrë për të ndjekur agjërimin e përhershëm. Mund ta ndiqni përditë, duke shmangur mëngjesin dhe t’i nisni vaktet në mesditë, e t’i përfundoni në orën tetë të mbrëmjes.

Momentalisht, ju jeni duke ngrënë në të njëjtat orare çdo ditë. Edhe agjërimi i përhershëm këtë kërkon, me dallimin e vetëm se oraret janë fikse dhe kjo është mëse e lehtë për t’u arritur.

Sipas orarit, katrorët e gjelbër përcaktojnë kohën kur mund të hani, katrorët bezhë kohën kur jeni duke agjëruar dhe katrorët e vijëzuar kohën kur jeni duke fjetur (dhe agjëruar).

Mund të ndiqni regjimin e një here në javë, sipas tabelës, ku ju vetë mund të zgjidhni ditën më të përshtatshme.

Ose një ditë po një ditë jo, sipas tabelës.

E konfirmojnë shkencëtarët amerikanë: Agjërimi është dieta më e mirë për një jetë të gjatë
Lexo po ashtu E konfirmojnë shkencëtarët amerikanë: Agjërimi është dieta më e mirë për një jetë të gjatë

Për ta përmbledhur, ky regjim ushqimor thjesht kërkon të ushqeheni nga dreka deri në tetë të darkës.

Hiqni dorë nga mëngjesi, mos u fiksoni pas ushqimeve të caktuara, dëgjojeni trupin tuaj dhe hani kur t’ju hahet, por brenda orareve fikse.

Si rezultat, do të shihni rënie në peshë, masë trupore e përbërë nga më shumë muskul sesa dhjam dhe një jetë më të gjatë, me shanse më të ulëta për kancer, pa u stërmunduar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori