Ish-legjionari dhe agjenti i shërbimit informativ të Ushtrisë franceze, njeriu që sipas mediave serbe ka pasur në dorë sekretet më të mëdha botërore e ishte pjesëmarrës në shumë fushëbeteja, njeriu që thuhet se ka njohur personalitetet më me ndikim në Evropë, serbi Jugosllav Perishiq, tregon versionin e tij se cila është prapaskena e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe nëse ai do të ekstradohet në Serbi.
“Ai (Haradinaj), kurrë nuk do të ekstradohet në Serbi. Ai ka ardhur në Francë me një mik të tij francez, që punon në UNMIK”, thotë Perishiq, i cili ka qëndruar së fundmi në Francë, raporton gazeta serbe “Pravda” , transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Haradinajn e solli miku i tij në Francë për t’ia ngritur “gatishmërinë luftarake” , respektivisht që ta aktivizojë.
“Kinse ai sërish u akuzua për krime luftë, sepse filloi të humbasë primatin në Kosovë”, thotë ai, duke potencuar se Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Dauti “mbajnë një sistem të tërë të ish-oficerëve të NATO-s, të cilët kanë krijuar bazën e tyre Bondsteel, bazë kjo e cila në 15 vjetët e fundit ka qenë faktor kryesor i të gjitha zhvillimeve në Lindjen e Afërt, Afrikë dhe Ballkan…”, thotë agjenti serb. “Ramush Haradinaj është dashur të aktivizohet, respektivisht të shpëtohet, sepse disa herë kanë provuar të kryejnë atentat ndaj tij dhe familjes së tij dhe në këtë mënyrë të asgjësojnë tërësisht krahun që do të mund të vazhdonte financimin dhe mbajtjen e tërë projektit të Ballkanit…”!
“Unë nuk e shoh atë si një Ramush Haradinaj, e shoh si një pjesë të një organizate të fuqishme, prapa të cilës qëndrojnë CIA dhe NATO”, thotë spiuni dhe legjionari serb, duke shtuar se “prapa Haradinajt qëndrojnë persona nga strukturat e CIA-s dhe NATO-s në vendet e Evropës, por jo edhe këto institucione”, transmeton Telegrafi. “Ai punon për grupin rreth Clintonit dhe Bushit”.
Perishiq thotë se gjithçka ishte në rregull derisa nuk erdhi të ndryshimi i Administratës amerikane pas zgjedhjeve të fundit në SHBA.
“Kur erdhi të ndryshimi pas zgjedhjeve në SHBA, 40 kryetarë të shteteve të Evropës janë mbledhur për të parë se si do t’i kundërvihen Donald Trumpit… sepse ishin klikë e cila dikur punonte me Clintonin dhe Bushin”’, thotë ai.
“E kanë ftuar Haradinajn që të bëhet një lojtar ofensiv në rast se do t’ju duhet për ta ndalur Trumpin dhe Putinin. Në tërë këtë rrjedhe të konflikteve, Ramush Haradinaj është dashur që sërish të kthehet në orbitë, që sërish vazhdimisht të flitet për të, se kinse bëhet fjalë për krime të luftës në mënyrë që shqiptarët sërish të mobilizohen përreth tij…”, thotë agjenti dhe legjionari serb Perishiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku – Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Gjendet e vdekur një grua në Obiliq, policia jep detaje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes