LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Gabigol: Nuk jemi të lumtur, mund të largohet në janar

Agjenti i Gabigol: Nuk jemi të lumtur, mund të largohet në janar

Agjenti i Gabriel Barbosas, Wagner Ribeiro, ka folur për situatën e Gabigol te Interi.

Ai ka thënë se nuk është aspak i lumtur dhe lojtari mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.


“Gabriel nuk është aspak i lumtur në këtë momente dhe nuk është kjo nga marrëdhëniet me bashkëlojtarët, pasi me ta shkon shumë mirë. I gjithë problemi është se ai nuk ka pasur asnjë mundësi në fushë për të treguar sa vlen. Ne janar duam që kjo çështje të zgjidhet”.

Kjaer ia mbyllë dyert Interit
Lexo po ashtu Kjaer ia mbyllë dyert Interit

“De Boer ka thënë se nuk kam asnjë problem me Gabriel, por tani edhe Pioli si holandezi nuk po i jep asnjë mundësi djaloshit”.

“Nëse klienti im nuk futet as në një disavantazh prej tre golave si ai ndaj Napolit, me falni, po kur do luajë?”, ka pyetur agjenti.

“Huazimi i tij te një klub italian do ishte gjëja më e thjeshtë”, ka shtuar Ribeiro. /Telegrafi/