Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Carl Vinson” ka nisur të ashtuquajturat operacione rutinë në ujërat e detit të Kinës Jugore, shoqëruar nga një flotë mbështetëse avionësh luftarakë.
Dislokimi i saj në atë pjesë të diskutueshme territori vjen disa ditë pasi Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi Uashingtonin kundër sfidimit të sovranitetit të Pekinit mbi këtë rajon.
Kina pretendon sovranitet mbi një sërë ishujsh dhe shkëmbinjsh nënujorë në këtë zonë, sikurse pretendohet edhe nga disa shtete të tjera të rajonit të Azisë Juglindore.
Pekini gjatë viteve të fundit ka ndërtuar ishuj artificialë me pista zbritjeje, apo aeroporte të vegjël, në këto pjesë të detit të Kinës Jugore.
Aeroplanmbajtësja amerikane ka qenë për herë të fundit në ujërat e detit të Kinës Jugore plot dy vite më parë, në atë kohë për stërvitje të përbashkët ushtarake me forcat detare dhe ajrore të Malajzisë, ndërkohë që ka kryer 16 udhëtime në këtë rajon gjatë historisë 35-vjeçare të shërbimit në Marinën e Shteteve të Bashkuara.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis tha gjatë një udhëtimi të kohëve të fundit në Japoni se, administrata e Trumpit nuk ka parë asnjë nevojë “për lëvizje dramatike ushtarake” në këtë rajon të diskutueshëm.
Deklarata e tij duket të hedhë poshtë komentet e bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili u tha senatorëve gjatë një seance informimi se Kina nuk duhet lejuar të mbërrijë në ishujt e diskutueshëm.
Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang tha se “nxisim Shtetet e Bashkuara të mos ndërmarrin veprime për të sfiduar sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTreni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel