LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i Donald Trump vs Air Force One – cili është më mbresëlënës? (Video)

Aeroplani i Donald Trump vs Air Force One – cili është më mbresëlënës? (Video)

Shumë përfaqësues shtetëror do të ishin të kënaqur dhe do të pranonin me kënaqësi të udhëtonin me aeroplanin tanimë të njohur të Shtëpisë së Bardhë, Air Force One.

Por, presidenti tanimë i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, e theu traditën dje duke marrë aeroplanin e tij privat Boeing 757 për tu takuar me presidentin e tanishëm, Barack Obama, transmeton Telegrafi.


Ky veprim ka ngritur pyetje mbi atë se nëse presidenti i 45-të i Amerikës do të kërkojë që të shfrytëzojë aeroplanin e tij privat.

Dhe nëse vendos të bëjë një gjë të tillë, çfarë mendoni ju, gabon apo jo? Kjo së paku në bazë të kualitetit që ofrojnë aeroplanët në fjalë.

“Trump Force One”

Z. Trump bleu një aeroplan në vitin 2011 duke derdhë një shumë të madhe parash, të pajisur me çdo luks të mundshëm.

Sipas një dokumentari të fundit të Discovery Channel, përcjell Telegrafi, ku aeroplani emërohet si “T-Bird” – edhe pse që prej fitores së tij zgjedhore ai po quhet si “Trump Force One”, aeroplani në fjalë raportohet se ka një vlerë prej më shumë se 100 milionë dollarësh.

Për të parë në detaje aeroplanin personal të Trump, shikojeni videon më poshtë:

Air Force One

Aeroplani i zotit Trump është dukshëm më i vogël se aeroplani zyrtar presidencial, me një hapje të krahëve prej vetëm 38 metrash, në krahasim me 59 metra të Air Force One.

Aeroplani më i sigurt në botë: 10 gjëra që nuk i dini për Air Force One (Foto)
Lexo po ashtu Aeroplani më i sigurt në botë: 10 gjëra që nuk i dini për Air Force One (Foto)

Dhe ndërsa Air Force One ka vend për 102 njerëz, ai i Trump ka vend vetëm 43 persona.

Air Force One ka një sallë konferencash, palestër.

Ai përmban një “qendër mjekësore” për të monitoruar shëndetin e njeriut më të fuqishëm në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori