LAJMI I FUNDIT:

Me aeroplan të larë në ar dhe me njëmijë shërbëtore, mbreti saudit mbërrin në Indonezi (Foto/Video)

Me aeroplan të larë në ar dhe me njëmijë shërbëtore, mbreti saudit mbërrin në Indonezi (Foto/Video)

Presidenti Joko “Jokowi” Widodo ka mirëpritur Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud të Arabisë Saudite në Aeroportin Ndërkombëtar Halim Perdanakusuma, menjëherë pasi aeroplani mbretëror saudit kishte mbërritur të mërkurën rreth mesditës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Mbreti Salman ka mbërritur në Xhakarta, së bashku me 1500 shoqëruesit e tij gjatë vizitës së tij njëmujore në një numër të vendeve aziatike.


Madje, siç shkruajnë disa media, përveç faktit se ai udhëtoi me një aeroplan të larë në ar, në mesin e shoqëruesve të tij do të jenë rreth njëmijë shërbëtore.

Indonezia është destinacioni i dytë Mbretit Salman para se të udhëtojë për në Japoni, Kinë, Maldive dhe Jordani.

Presidenti Jokowi do të presë mbretin Salman në Pallatin e Shtetit në Bogor, West Java, për një takim dypalësh.

Thuhet se të dy udhëheqësit do të kenë të ashtuquajturën bisedë verande në Pallatin e Shtetit, ku mbreti do të “përballet” me një valle tradicionale indoneziane, për të diskutuar çështje të ndryshme, që nga investimet deri tek pluralizmi fetar.

Sipas medieve të huaja, mbreti Salman mbërriti në Xhakarta duke përdorur shtatë aeroplanë, gjashtë aeroplanë Boeing dhe një Hercules.

Para vizitës së tij, Mbreti Salman thuhet se ka dërguar disa nga gjërat e tij në Xhakartë dhe Bali.

Me një peshë të përgjithshme prej 450 ton, ngarkesat e tij përfshijnë dy Mercedes-Benz S600 dhe dy ashensorë elektrikë. /Telegrafi/