LAJMI I FUNDIT:

Aduriz, ‘plaku’ që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Evropës – theu disa rekorde (Foto/Video)

Aduriz, ‘plaku’ që shënoi pesë gola në një ndeshje të Ligës së Evropës – theu disa rekorde (Foto/Video)

Aritz Aduriz është duke përjetuar një rini të dytë në karrierën e tij.

Sulmuesi spanjoll po vazhdon me shkëlqimin e tij, duke shënuar shumë gola me skuadrën e tij, Atheltic Bilbao.


aduriz2
Sulmuesi spanjoll duke festuar njëri nga golat e shënuar

35-vjeçari arriti edhe sot në ndeshjen e Ligës së Evropës të shënoj plot pesë gola në takimin ndaj skuadrës belge, Genk, shkruan Telegrafi.

aduriz1
Bashkëlojtarë duke festuar së bashku me Aduriz

Aduriz shënoi dy gola nga loja dhe tri tjera nga penalltinë, por kjo ndodhi për herë të parë nga viti i largët 1994, kur sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli shënoi pesë gola ndaj CSKA Moskës.

aduriz
Aduriz duke mbajtur topin e ndeshjes, i firmosur nga shumë lojtarë

Sulmuesi i Athletic gjithashtu theu edhe një rekord të klubit, duke arritur në shifrën e 16 golave në garat evropiane apo dy më shumë se Fernando Llorente, teksa është edhe spanjolli i pari që shënon pesë gola që nga viti i largët 1971. /Telegrafi/