LAJMI I FUNDIT:

ADOPT’ organizon lojë shpërblyese për klientët kreativë

ADOPT’ organizon lojë shpërblyese për klientët kreativë

Brendi shumë i njohur francez, Adopt’, i cili tanimë gjendet edhe në Kosovë, vjen me një garë shumë kreative për klientët e tyre. Krejt çfarë duhet të bëni është një ose më shumë foto selfie me produktet Adopt’, dhe t’i dërgoni fotot në mesazh përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.

Pas dërgimit të mesazhit në Facebook, ju menjëherë futeni në garë për një nga çmimet që ata do t’i dhurojnë.


Çmimi i parë do t’i fitojë 150 Euro, çmimi i dytë 100 euro dhe çmimi i tretë 50 Euro.

Fotografitë e dërguara do të postohen në faqen zyrtare të Adopt’ dhe fitues do të jenë personat që mbledhin më së shumti ‘Likes’ – pëlqime.

Kreativiteti i klientëve, pra përdorimi i imagjinatës gjatë shkrepjes së fotografive, do të jetë vendimtar për të qenë një nga fituesit potencialë.

Për më shumë informata rreth kësaj “gare”, klikoni KËTU. /Telegrafi/