LAJMI I FUNDIT:

Adebayor: Arsenalit do t’ia vras shpresat për LK

Adebayor: Arsenalit do t’ia vras shpresat për LK

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor, thotë se nuk ndjen fare emocion për ish-klubin e tij, Arsenalin, duke thënë se po që se do të ishte në dorën e tij, ai do t’i vriste gjasat e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Koka ime, përqëndrimi im, fokus im, jeta ime është Tottenhami. Arsenali ishte jetë tjetër. Tani preferoj Tottenhamin dhe gjithë ajo që bëj i takon Tottenhamit. Nuk më intereson ajo që bën Arsenali, ajo që arrin Arsenali. Ky nuk është problemi im”.

“Nëse mund t’i vras, definitivisht do t’i vras sepse ne jemi në një sport ku duhet të bëni më të mirën për ekipin tuaj. Dhe tani jam te Tottenhami dhe dua të bëj më të mirën për Tottenhamin. A mund të lëshojë pikë Arsenali në javën e fundit? Po, pse jo, ata e bënë këtë gjatë gjithë sezonit”, ka potencuar togolezi.

Arsenali ka një pikë më shumë se sa Tottenhami një javë pa përfunduar kampionati anglez. Arsenali është në vendin e katërt, kurse Tottenhami është në vendin e pestë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori