LAJMI I FUNDIT:

Acuge dhe karkaleca të marinuar

Acuge dhe karkaleca të marinuar

Përbërësit:

▪ 1 kg acuge
▪ 1 kg karkaleca
▪ 2 gota uji vaj ulliri
▪ 2 kokrra limoni
▪ 4 luge gjelle uthull
▪ 2 tufa majdanoz
▪ kripë, piper, spec djegës


Përgatitja:

Fillojmë duke larë dhe pastruar me kujdes acuget dhe karkalecat, i lëmë të kullojnë nga uji i tepërt.

Acuget i hapim duke u hequr halën e kurrizit. Ndërkohë fillojmë dhe përgatisim marinimin e tyre.
Marrim dy tasa relativisht të mëdhenj dhe fillojmë me radhë të hedhim përbërësit e listuar, duke i ndarë përgjysmë në të dy tasat.

Më pas i përziejmë mirë me një pirun derisa të shohim që është krijuar një masë homogjene. Marrim dhe vendosim në njërin tas acuget dhe në tasin tjetër karkalecat.

Kujdes, vaji duhet t’i mbulojë edhe acuget edhe karkalecat, në këtë mënyrë nëse është e nevojshme shtojmë akoma vaj ulliri.

Acuget dhe karkalecat duhet të rrinë të paktën 4 orë në marinim, do ta vëmë re që janë gatuar, kur të shohim që janë bërë të bardhë.

Edhe nëse i përgatisim një ditë më përpara dhe i lëmë në frigorifer gjatë gjithë natës, bëhen akoma më të mira.

Acuget janë peshq të vegjël, me aromë të fuqishme dhe shije të pastër! Ato konsiderohen si hudhra e detit, duke u përdorur për të dhënë shije në gatime apo salca.