0Shares

Gjyqtarja e çështjeve Penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, Mirela Mishgjoni është sulmuar nga një person i paidentifikuar, i cili i ka hedhur asaj acid në fytyrë.

Ngjarja ndodhi në orën 9.00 të paradites, ndërsa 40-vjeçarja po dilte nga banesa e saj për të shkuar në punë.

Pas ngjarjes ne shenje proteste gjyqtarët e Vlorës pezulluan te gjitha proceset ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë me anë të një deklaratë shpreh solidaritetin ndaj gjyqtares dhe familjarëve të saj dhe dënon me forcë aktin, transmeton BW.

Gjyqtarja Mishgjoni punonte në Gjykatën e Vlorës prej vitesh, me një shkëputje në vitin 2008, pasi KLD-ja mori masë ndaj saj me akuzën e abuzimit me detyrën. Pasi vendimi u rrëzua nga gjykatat Mishgjoni i është rikthyer detyrës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)