Kafshët shtëpiake, tashmë, janë kthyer në pjesëtarë të familjes. Mënyra se si i trajtojmë kafshët është mënyra se si trajtojmë njëri-tjetrin. Nëse në një familje ushtrohet dhunë, nga ajo nuk përjashtohen as kafshët.
Endri Haxhiraj,
mjek veteriner
Tashmë, dhuna ndaj kafshëve njihet si pararendëse e dhunës ndaj njerëzve. Në një studim në strehët e njerëzve të abuzuar, 54% e grave raportonin se përpara ushtrimit të dhunës ndaj tyre ato kishin parë abuzim me kafshët e shtëpisë.
Nga ana tjetër, personeli që ndihmon njerëzit e abuzuar, po e sheh si dobi shoqërimin me kafshë të viktimave, veçanërisht, fëmijëve si një burim qetësimi dhe stabiliteti.
3 mënyrat se si lidhet abuzimi i kafshëve dhe ai i njerëzve
1- Abuzuesit i përdorin kafshët për të ndikuar ose dëmtuar njerëzit:
– Për të treguar dominancë ose kontroll mbi partnerin, prindin ose fëmijën, sepse kur një fëmijë shikon se çfarë mund t’i bëjë një person abuzues kafshës së tyre, atëherë ata
kuptojnë se sa të brishtë ata janë ndaj një abuzimi të tillë dhe si pasojë viktimizohen.
– Për të ndëshkuar kafshët në mënyrë që partneri ose fëmija të marrë “një mësim”. P.sh., shumë të njerëz të abuzuar thonë se abuzimi ndaj kafshës aq të dashur për ta ka qenë më e dhimbshme se vetë dëmtimi fizik që mund të kenë marrë nga abuzuesi.
– Për tu shfajsuar për ushtrimin e dhunës ndaj një njeriu. Por, nëse kafsha reagon me agresivitet, abuzuesi i kthehet fëmijës ose partnerit.
– Për të mbajtur dhunën sekret. Abuzuesi parandalon viktimat e tij të tregojnë për dhunën e ushtruar, duke kërcënuar me dhunën ushtruar ndaj kafshës.
– Për të eleminuar konkurrencën për vëmendje, p.sh., nga xhelozia.2- Fëmijët e abuzuar mund të bëhen abuzues në të ardhmen
Studimet tregojnë se fëmijët që rriten në ambiente ku ushtrohet dhunë ndaj kafshëve ka shumë të ngjarë që në të ardhmen të kthehet në dhunues të kafshëve dhe njerëzve, sepse ata bëhen të pandjeshëm dhe e shohin dhunën si një gjë normale. Ata mësohen ta shprehin fuqinë dhe kontrollin e tyre duke abuzuar me qenie më të dobëta.
3- Abuzimi me kafshët mund të parashikojë një dhunë e të rriturit
Njerëzit që abuzojnë me kafshët kur janë fëmijë ka shumë të ngjarë të kryejnë krime kur të rriten. Por, jo gjithmonë fëmijët e rritur në një ambient ku është ushtruar dhunë ndaj kafshëve bëhen kriminelë, madje ndodh krejt e kundërta, mbrojtës të zjarrtë të kafshëve.
Çfarë mund të bëhet?
* Fëmijët duhet të edukohen dhe të nxiten të tregojnë dashuri ndaj kafshëve.
* Të ndalohet dhuna ndaj kafshëve në komunitet.
* Të nxitet dhe të përforcohet legjislacioni për mbrojtjen e kafshëve.
* Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, kur ndaj një kafshe ushtrohet dhunë të lajmërohet menjëherë policia.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën
Si ta zgjidhni emrin e maces suaj që ajo t’i përgjigjet thirrjes?
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel