0Shares

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të fillojnë së aplikuari dy skemat e reja pensionale.

“Pension Invalidor i Punës dhe Pension Familjar

Javën që lam pas, grupet punuese finalizuan të gjitha procedurat e nevojshme që dy skema të reja pensionale, të fillojnë së aplikuari, brenda disa ditësh.

Pensioni invalidor i punës nënkupton pension për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës; dhe pensioni familjar nënkupton pension i rregullt mujor për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune.

Këto dy skema të reja përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve dhe rrumbullaksojmë gamën e pensioneve, sikurse forcojmë pozitën tonë karshi marrëveshjeve ndërshtetëtore në fushën e pensioneve.

Ditëve në vijim ju njoftojmë saktë, se kur mund të filloj aplikimi për këto skema” (sic.), ka shkruar Abrashi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)