Pensioni familjar dhe ai invalidor i punës do të fillojnë të merren që nga e hëna më 27 mars prej momentit të aplikimit.
Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi. Ai ka ftuar të gjithë të interesuarit që pretendojnë që mund të jenë përfitues të këtyre pensioneve që të fillojnë duke aplikuar.
“Pas konsultimeve publike ashtu si e parasheh ligji dhe udhëzimet tjera administrative kemi nënshkruar udhëzimin e fundit administrativ për këto dy skema dhe nga dje deri të hënën qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë zyrat pensionale dhe të marrin informata shtesë dhe të marrin formularët e aplikimit në mënyrë që të aplikojnë për dy skema pensionale që janë në kuadër të sistemit tonë pensional. Është pensioni invalidor i punës dhe pensioni familjar, i cili fillon së aplikuari teknikisht nga e hëna e ardhshme”, ka deklaruar ministri Abrashi.
Ai ka thënë që këto dy skema janë të reja duke theksuar se pensioni invalidor mund të merret për të gjithë atyre që lëndohen në punë, derisa ai familjar nënkupton trashëgiminë ose marrjen e pensionit tek njëri nga bashkëshortët si formë e trashëgimisë.“Këto janë dy skema të reja pensionale. Në këtë rast kemi të bëjmë me pensionin invalidor të punës që realisht nënkupton të gjithë ata të cilët që lëndohen në punë dhe për shkak të atij lëndimi nuk mund të punojnë tutje, atëherë shteti përkujdeset për një pension. Ne urojmë që askush të mos lëndohet por sidoqoftë janë gjëra të cilat ndodhin dhe ne si shtet tani marrim obligim për gjithë atë”, ka thënë Abrashi.
“Kjo e rrit edhe sigurinë e të gjithë atyre që punojnë, e lehtëson procesin e punës dhe mbi të gjitha përmirëson mirëqenien e tyre. E njëjta ndodhë edhe me pensionin familjar që ka të bëjë me një pension që nënkupton trashëgiminë ose marrjen e pensionit tek njëri nga bashkëshortët si formë e trashëgimisë në kuadër të kushteve specifike që ka të bëjë edhe me moshën e bashkëshortit, por ka të bëjë edhe me moshën e fëmijëve që i kanë”, ka thënë ai.
Sipas Abrashit nga e hëna në Zyrat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale pranohen aplikacionet.“Nga e hëna fillon aplikimi, këtë javë është java e konsultimeve, marrja e aplikacioneve dhe sqarimeve të tjera të nevojshme. Nga e hëna teknikisht zyrat tona i pranojnë aplikacionet. Këto pensione do të fillojnë të merren nga e hëna e ardhshme ashtu si aplikojnë njerëzit, pensionistët nëse i plotësojnë kushtet ata e marrin pensionin nga dita e aplikimit”, ka pohuar ai. Abrashi ka thënë se këto dy skema të reja pensionale ngritin mirëqenien e qytetarëve tanë, duke lehtësuar proceset e punës dhe na ofrojnë edhe një hap para reformës pensionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, viziton Devolli Corporation
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert