LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: AAK asnjë marrëveshje paraprake për koalicion me partitë në pushtet

Abrashi: AAK asnjë marrëveshje paraprake për koalicion me partitë në pushtet

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi ka mohuar mundësinë e ndonjë koalicioni eventual të partisë së tij me partitë në pushtet.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i duhet koalicion paraprak me partitë në pushtet, pasi çdo ditë e më shumë po gjënë mbështetje nga qytetarët e vendit, të cilët janë të bindur se qëndrimet politike të AAK-së si një opozitë e fortë, janë në përputhje të vazhdueshme me interesat e vendit”,  ka shkruar Abrashi.


“Energjitë tona, puna jonë, angazhimi dhe vizioni ynë është në funksion të rritjes dhe fuqizimit të AAK-së. Orientimi ynë politik asnjëherë nuk do të jetë në shërbim të matematikave që dëmtojnë të ardhmen e vendit dhe shkojnë në shërbim të interesave të ngushta partiake për pushtet. Ne synojmë të qeverisim me Kosovën, bazuar në një mentalitet të ri udhëheqës i cili buron nga vullneti i qytetarëve të Kosovës për ndryshim”.

Abrashi thotë se “përtej çdo lloj sondazhi dhe vlerësimit të analistëve, gjendja në terren dëshmon për një rritje drastike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”.

“Tash kur vërehet kjo rritje e AAK-së,  dalin zëra të qëllimshëm kinse ne kemi arritur marrëveshje paraprake për koalicion me PDK-në . Kjo bëhet për ta zbehur rritjen tonë në terren. E vërteta është se ne kemi koalicion parazgjedhor vetëm me NISMA-n dhe se gjithçka që flitet përtej kësaj është e pa qëndrueshme”.

“Në hyjmë në këto zgjedhje që të dalim të parët. Vetëm në këtë rast do të vendosim se më kë do të bëjmë koalicion, duke u bazuar në përputhshmëritë programore dhe objektivat e përbashkëta për zhvillimin e vendit”.

“Qytetarët e Kosovës sot nuk mund të manipulohen nga askush, as nga shpifjet e as nga konspiracionet e orkestruara. Ne e kemi dëshmuar se jemi të pathyeshëm, sa herë që është në pyetje interesi i vendit, andaj qytetarët e kanë kuptuar se një fitore e jona në radhë të parë do t’i shërbej interesit për fuqizimin e shtetit tonë, të cilin në masë të madhe po e rrezikon koalicioni qeverisës me marrëveshje të dëmshme, me veprime dhe mosveprime”, ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori