LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Kontrabandistë, kapës e shërbëtorë u bashkuan për ta ndërtuar “shpresën” e Republikës

Abdixhiku: Kontrabandistë, kapës e shërbëtorë u bashkuan për ta ndërtuar “shpresën” e Republikës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se janë të sigurt se nuk do të ulen të bisedojnë, e as të bashkëpunojnë me koalicionin PAN për të themeluar qeverinë dhe ky qëndrim është i pandryshueshëm.

Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka thënë se “oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë të tyre, janë bërë bashkë për të ndërtuar “shpresën” e Republikës. Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes – theqafjen e shtetit”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

“Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë të tyre, janë bërë bashkë për të ndërtuar “shpresën” e Republikës.

Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes – theqafjen e shtetit. Në këtë rrugëtim ata asistohen nga Presidenti i vendit. Herë me takime të kafehaneve me ndërmjetësues mercenarizmi, herë me tryeza të kota e jokushtetuese për blerje kohe.

Në vend të skuqjes e kokëuljes, këta, gjithë bashkë, na dalin pa fije marre me thirrje e mburrje për kontrabandime. E bëjnë shitblerjen krejt të zakonshme; tradhtinë vlerë e mercenarizmin “interes shteti”. Shihni çfarë modeli u japin qytetarëve tanë.

Këtë model, LDK nuk e pranon. E refuzon. Sot të mbeteni të sigurtë me qëndrimin tonë politik. I pandryshueshëm dhe pikë. S’ulemi, s’bisedojmë, s’bashkëpunojmë me PAN.

Mbi të gjitha, sot të mbeteni të sigurtë se ju po e rifitoni Lidhjen. Atë kredibilen, të qytetarit, të Republikës. Mësohuni me një LDK kështu. Rikthimi ynë ka nisë tashmë. E s’ka propagandë, s’ka mercenarë, s’ka tradhti e s’ka as bandë që mund të na ndalë nga ky rikthim!” (sic), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori