LAJMI I FUNDIT:

Abazi ka dyshime se si vdiq Ibrahim Rugova, kërkon hetim (Video)

Abazi ka dyshime se si vdiq Ibrahim Rugova, kërkon hetim (Video)

Në 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim rugova, drejtori Fondacionit 'Rockefeller Brothers' dhe analisti politik Haki Abazi, kërkon hetim për vdekjen e Rugovës dhe obduksion kufomës së tij.

Arsye për këtë, Abazi thotë se pas vdekjes së tij, politika në vend ka pësuar ndryshime radikale.

“Normalisht vdekja e një njeriu me rëndësi kaq të madhe historike, duke i prirë proceseve drejt pavarësimit të vendit, lë hapësirë për dyshime. Vdekja e tij bëhet e dyshimtë pasi ndodhi pas ngjarjeve të vitit 2004 dhe para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Abazi.

Këtë gjë e kundërshton njëri nga njerëzit e afërt të Rugovës, Adnan Merovci.

Ai e quan teori konspirative.

“Unë nuk ju besoj këtyre gjërave sepse Rugova e ka bërë punën e vet dhe e ka kryer misionin. Tash na mbetet neve që të punojmë”, ka thënë Merovci, raporton rrokum.tv.

Zyrtarisht Rugova është shpallur i vdekur më 21 janar të vitit 2006, pas përballjes me sëmundjen e kancerit në mushkëri.

Në 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit, përveç Akademisë Përkujtimore, pritet hapja e muzeut “Shtëpia e Pavarësisë”.