LAJMI I FUNDIT:

AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria në Prishtinë e çakorduar

AAK: Serbia me fushatë të egër kundër Kosovës e Haradinajt, qeveria në Prishtinë e çakorduar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka theksuar se fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës dhe Ramush Haradinajt është e papranueshme.

“Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar jurisdiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë i AAK-së:

Fushata e Qeverisë së Serbisë kundër Kosovës në përgjithësi dhe Ramush Haradinajt në veçanti, është krejtësisht e papranueshme dhe jo vetëm se është kundër krijmit të një klime bashkëpunimi, por veç sa i ashpërson edhe më tej raportet midis dy popujve.
Kosova në disa raste i ka kryer obligimet e saj ndaj drejtësisë, duke pranuar Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, duke pranuar Gjykatat e UNMIK-ut e të EULEX-it dhe së fundi duke pranuar edhe Gjykatën Speciale. Përpjekja e tejdukshme që Serbia edhe më tutje “ta bëjë drejtësinë” për qytetarët e Kosovës, është përpjekje për rikthimin e “mendësisë së Millosheviqit”, gjë që nuk mund të ndodhë kurrë.
Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se ka përfunduar jurisdiksioni i saj mbi Kosovën dhe çdo përpjekje për ta rikthyer mendësinë e një kohe të shkuar, nuk i ndihmon stabilitetit dhe më shumë se për këdo tjetër, është e dëmshme për vet Serbinë.
Njëkohësisht është i pakuptueshëm edhe reagimi tejet i zbehtë dhe i çakorduar i Qeverisë së Kosovës, përballë një fushate kaq të egër të Serbisë ndaj Kosovës!./Telegrafi/