Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë bashkuar të premten dy intelektualë të shquar, prof. dr. Shukri Fetahu dhe gazetari i shquar Melazim Koci.
Me rastin e aderimit, ata u pritën nga i nominuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, i cili, duke iu uruar mirëseardhje në bashkimin e ri, tha se nga ekspertët dhe intelektualët që në vazhdimësi po i bashkohen Aleancës, pret kontribut dhe rol në projektin e përbashkët për një Kosovë më të mirë dhe të zhvilluar në të gjitha fushat.
Haradinaj tha se tashmë ka ardhur koha e rinisjes drejt vendimeve të mëdha, për hapjen e rrugës proceseve zhvillimore, me ritëm më të shpejtë dhe përkushtim nga secili.
“Ishte oferta e sinqertë në interes të përgjithshëm për progres dhe zhvillim të vendit, ajo që më bëri që pa asnjë dilemë t’i bashkohem ekipit të kryeministrit në ardhje, Ramush Haradinajt”, ka thënë prof. dr. Shukri Fetahu.
I bindur në suksesin e vendit në rrugën që do ta trasojë kryeministri në ardhje Ramush Haradinaj, u shpreh edhe gazetari i njohur Melazim Koci, derisa ka treguar arsyet dhe motivin që t’i bashkohet AAK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel