LAJMI I FUNDIT:

AAK i reagon Krasniqit: “Kakarisjet” e sotme në Kuvend, spektakël populizmi

AAK i reagon Krasniqit: “Kakarisjet” e sotme në Kuvend, spektakël populizmi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se po bën të pamundurën për zhbllokimin e situatës së krijuar, duke krijuar parakushtet e realizimit të një të drejte kushtetuese që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Në një komunikatë për media thuhet se “kakarisjet” e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar, pasi që nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum.


Komunikata e plotë:

“ Listën Serbe“, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash!

Përfaqësimi i serbëve kosovarë (në rastin kontekst Lista Serbe) në Institucionet e Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese, dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e institucioneve, sepse kështu e keni gatuar vetë.

Kakarisjet e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, (në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm), e jo debat parlamentar, sepse nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum, madje kur seanca është konstituive, edhe në rast të kuorumit të plotë, nuk parashihet debati. Leni mbledhitë e kthejuni realitetit.

Ne po bëjmë të pamundurën që ta zhbllokojmë situatën e krijuar, duke krijuar parakushtet e realizimit të një të drejte kushtetuese, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, e që u pëlqeu apo jo deputetëve „neokomunistë“, ajo i përket grupimit më të madh politik në vend. Nuk e konsiderojmë se situata e krijuar mund të marrë zgjidhje, me fjalime propagandistike e kundërkushtetuese në një mbledhje pa kuorum të Kuvendit”

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori