LAJMI I FUNDIT:

AAK i jep mbështetje Haradinajt të zhvillojë negociata për krijimin e qeverisë

AAK i jep mbështetje Haradinajt të zhvillojë negociata për krijimin e qeverisë

Kryesia e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) dhe kryetarët e degëve në mbledhjen e sotme të përbashkët i dhanë mbështetje të plotë të nominuarit për kryeministër Ramush Haradinaj që të zhvillojë negociatat me partnerët e mundshëm për krijimin e qeverisë dhe institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë takim të përbashkët është shqyrtuar rezultati zgjedhor, hapat drejt krijimit të institucioneve qendrore, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.


Po ashtu, Kryesia e AAK-së është shprehur e bindur se nuk do të ketë vështirësi e as vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore, thuhet në komunikatën për media të AAK-së.