Nëse femra kënaqet në seks dhe përjeton orgazme, siguria se do të bëhet nënë është dukshëm më e madhe, konstatojnë ekspertët e gjinekologjisë.
Lidhja e shtatzënisë me kënaqësinë seksuale është shumë kontradiktore, sepse deri tani është konsideruar që orgazma femërore nuk është “biologjikisht e arsyeshme”. Derisa për fekondim nevojitet që mashkulli të përjetojë orgazëm, shtatzënia mund të pasojë pa kulmimin e femrës, transmeton Telegrafi.
Orgazma shton fekondimin?
Gjatë shërimit të shumë çifteve nga steriliteti është vërejtur se kualiteti i marrëdhënieve të partnerëve ka lidhje edhe me shtatzënësinë.
Nuk është krejtësisht e sigurt, mirëpo mendohet se ka më së shumti lidhje me veprimet e trupit të femrës gjatë orgazmës.
Kur femra është në kulm të orgazmës, muskujt e vagjinës dhe të mitrës tendosen dhe në ato momente në mitër depërton një numër i madh i spermatozoideve, andaj edhe shansi për të ngelur shtatzënë është më i madh, meqë pas shtendosjes spermatozoidet mbeten në mitër, ndërkaq lirohet edhe hormoni oksitocin, i cili është i rëndësishëm për krijimin e kontraksioneve.
Për të arritur në këtë konstatim, është biseduar me pacientët për aspektet më intime të jetës së tyre dashurore – për atë sesa janë të kënaqur dhe a përjetojnë orgazmën. Është biseduar me afërsisht 1.000 paciente.
Ato paciente që kanë qenë të shëndetshme, por që nuk ndier kënaqësi në marrëdhëniet seksuale, kanë qenë sterile, edhe pse nuk kanë qenë të diagnostikuara për sterilitet. Ndërkaq, ato paciente me vezore të bllokuara të cilat kanë përjetuar kënaqësinë e orgazmës kanë qenë të frytshme.
Më lehtë të bëheni nënë
Pa marrë parasysh këto konstatime të reja, por akoma të paformuara shkencërisht, tani për tani është e sigurt se kur të vijë koha të bëheni me bebe, kuzhina është e rëndësishme sa edhe dhoma e gjumit. Janë të nevojshme qelizat e shëndosha të vezoreve dhe spermatozoidet e shëndosha, si edhe gjendja e mirë e organizmit që të ndodhë fekondimi.
Specialistët e kësaj fushe këshillojnë sesi ta rregulloni regjimin e ushqimit që të përmirësoni shëndetin e organeve riprodhuese, stresin ta reduktoni në minimum dhe të siguroni organizmit nutrienet e domosdoshme.
Në regjistrin e artikujve ushqimorë për nënën e ardhshme, para së gjithash, janë artikujt të pasuruar me thartinë omega-3 (skumbria, harenga, sardelja, salmoni, avokadoja, arra, farërat e kungullit dhe farat e lirit). Janë të dobishme edhe pemë të ziera – më mirë është të zihen në avull, por edhe prodhimet e qumështit. Një ose dy gota qumësht me yndyrë në ditë u bëjnë mirë vezoreve.
Të gjitha racionet duhet të hahen ngadalë, të përtypen gjatë, ndërkaq racioni më i pasur duhet të jetë për drekë. Partneri duhet të hajë ushqim të mjaftueshëm me vitaminë C, te sperma gjithashtu ndikojnë dëmtimet të cilat në trup i krijojnë radikalet e lira.
Si preventivë, meshkujt duhet të hanë kivi, manaferra, spec të kuq dhe lulelakra. Ushqimin duhet plotësuar edhe me arra braziliane, por edhe me farëra të kungullit, të cilat janë burimi më i mirë i zinkut, mungesa e të cilit në organizëm ndikon në rënie të testosteronit dhe të numrit të spermatozoideve. Zink ka edhe mishi, posaçërisht në mishin e pulës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’
Bëhuni gati për një enigmë që do t’ju lodhë: A mund ta “thyeni kodin” në 25 sekonda?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën