Deklarata e aktorit hollivudian, Michael Douglas, që për shkak të seksit oral i është shfaqur kanceri në fyt ka shqetësuar por edhe e ka ndarë opinionin. Kanceri, gjoja, është shkaktuar nga HPV-ja, përkatësisht nga papilomavirusi human, i cili më së shpeshti është shkaktar i tumorit të fytit të mitrës.
Ekziston lidhja midis kancerit të fytit, përkatësisht regjionit oro-faringeal dhe seksit oral. Në të vërtetë, konsiderohet që infeksioni me virusin HPV nga potenciali onkogjen, krahas faktorëve të tjerë çon në shfaqjen e kancerit në fyt.
Rreziku shkaktohet nëse seksi oral praktikohet me partnerin te i cili është evident ndonjë virus onkogjen, p.sh. tipi 6, 11, 16 apo 18.
Simptoma tregon edhe që pothuajse nuk ka, së paku të dukshme (nëse shfaqen, atëherë fjala është për lythe dhe kondiloma), shpesh ndodh që “të pushojë” në organizëm edhe për disa vjet, nga i cili rezulton që një numër i madh njerëzish janë bartës të këtij virusi, ndërkaq këtë edhe nuk e dinë. Edhe pse ato simptoma lehtë shërohen, virusi mbetet një kohë të gjatë në organizëm.
Sipas rezultateve të një studimi të kryer në “Ohio University”, burrat rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës apo i fytit më shumë se gratë. Shkencëtarët studiuan rastet e 5.500 personave nga 14 deri në 69 vjeç. Pasi morën mostra qelize nga zgavra e gojës së tyre konstatuan se 10% e e burrave ishin infektuar nga HPV, kundrejt grave 3.6%.
Inkurajues është fakti që shumica e mbartësve nuk do të zhvillojnë kurrë kancer në jetën e tyre. Infeksioni është më i zakonshëm në moshat 60 – 64 vjeç (11.4%), dhe 30 – 34 (7.3%).
Megjithatë, Dr. Sara Rosenquist, një psikologe dhe terapiste seksi thotë se shfaqja e papilomavirusit human nuk është vendimtar për riskun e kancerit edhe kur disa faktorë të tjerë të njohur po aq të rrezikshëm janë tek pacienti.
Ajo gjithashtu vë në dukje se infeksionet me HPV janë të zakonshme dhe sistemi imunitar i shumicës së njerëzve e pastron trupin nga virusi brenda 18 muajsh.
Funksionimi i keq imunitar mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke filluar nga SIDA dhe HIV deri në përdorimin e gjatë të marihuanës, stresi kronik, ankthi dhe ndërrimi i partnerëve të shumtë seksual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën