LAJMI I FUNDIT:

A mund të hajë shtatzëna mjaltë?

A mund të hajë shtatzëna mjaltë?

Tash kur jeni shtatzënë bëheni merak se mos ndoshta mjalti është i dëmshëm për ju ose për foshnjën. Për më tepër mund të keni dëgjuar se mjalti nuk iu jepet fëmijëve të vegjël...

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Përgjigja është po, mjalti është i sigurt dhe mund ta hani gjatë shtatzënisë.


Mjalti paraqet rrezik për fëmijët më të vegjël se një vjeç. Aciditeti i traktit tretës tek të rriturit është i lartë dhe i shkatërron sporet, prandaj nëse shtatzëna ha mjaltë, aspak nuk e rrezikon foshnjën e saj.

Mjalti mund të hahet pa problem gjatë shtatzënisë nëse është i pasterizuar. Shumica e mjaltit komercial është i pasterizuar, por sido që të jetë, kontrolloni dhe konfirmoni se ai është pasterizuar.

Arsyeja pse nuk iu jepet mjaltë fëmijëve të vegjël, është sepse në të mund të ketë spore të baktereve të cilat mund të jenë toksike për traktin e ndjeshëm tretës të fëmijës. Kontaminimi është i rrallë, por mund të ndodhë.

Pasterizimi është një proces gjatë të cilit mikroorganizmat shkatërrohen me nxehtësi.

Zakonisht mjalti nxehet në temperaturë të caktuar dhe në kohëzgjatje varësisht nga temperatura. Gjatë pasterizimit shkatërrohen sporet e Clostridium botulinum që mund të gjendet në mjaltë.

Sporet e Clostridium botulinum nuk mund të rriten në mjaltë, por nëse hahet mjalti me këto spore, atëherë sporet mund të rriten, të shumohen dhe mund të krijojnë toksina derisa janë në traktin tretës të fëmijës.

Këto toksina mund të përthithen nga organizmi i fëmijës dhe shkaktojnë sëmundje. /Telegrafi/