Rrobat tona, sjellja, stili, apetiti dhe gjestet - janë simbole precize se çfarë është qenia jonë seksuale dhe me siguri indikatorë të saktë se si do të sillemi në shtrat.
Si ha
Apetiti i mirë do të thotë që e shoqëron libido e zjarrtë. Vështrojeni se si ha dhe do të mësoni se si do ta “kafshojë” veshin tënd, qafën dhe pjesët e tjera të trupit. Nëse nuk tregon gatishmëri t’i provojë shijet e reja ekzotike, mundësitë janë të vogla që do t’ju ngazëllejë me ndonjë “aftësi” të Kamasutrës.
Si flet
Nëse kur flet bëhet i mërzitshëm dhe ndryshon shprehjen e fytyrës një herë brenda një ore, ai është i formuar “nga materiali i zakonshëm”. Entuziazmi i dobët do të thotë se në shtrat do të jetë i mërzitshëm. Personi i cili ngre dorën lart gjatë darkës, është plot jetë dhe afsh. Nëse atë afsh mund ta shpërthejë edhe në shtrat, atëherë mund të prisni që të jetë dashnor i mirë.
Duke qenë se femrat janë ato të cilat në të shumtën e rasteve kanë dhuntinë e të folurit, mashkulli i cili flet shumë mund të lë përshtypje jo të mirë.
Bisedat të cilat zgjasin shumë tepër simbolizojnë pasiguri. Kur nuk di se si t’ju afrohet dhe si t’ju bëjë për vete, kjo mund të tregojë se as në krevat nuk do të dijë të bëjë punën si duhet. Ndërkaq, mashkulli i cili paraqitet i matur dhe zgjedh fjalët për t’ju bërë të interesuar, jep shenja për partner të sigurt dhe të vendosur, i cili e di saktë se çfarë dëshiron në jetë, po ashtu edhe në krevat.
Çfarë është në shoqëri
Rregull i përgjithshëm është: sa më i hapur të jetë ndonjë person dhe sa më shumë të ketë të zhvilluar shkathtësitë shoqërore, është më se e sigurt që në shtrat do të jetë edhe më i mirë. Nëse është komunikues me të tjerët, do të lidhet seksualisht më mirë me ju.
Si ulet
Se ku ulet derisa jeni duke pirë apo duke darkuar, është edhe një sinjal më shumë. Nëse ka zgjedhur pozicion të mirë kundruall jush dhe murit, në vend që të zërë një vend nga i cili mund t’i vështrojë të tjerët, ju keni njohur personin e duhur. Sa më shumë që të fokusohet në ju, aq më shumë do t’u kushtohet edhe në çastet kur të jeni vetëm ju bashkë.
Edhe dalja nëpër klube të natës, mund të jetë vendi i duhur për të zbuluar se si është në krevat. Nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjet në vallëzim, por edhe për mënyrën se si ju prek me ritmin e muzikës. Prekjet e buta, siç është përshkimi i lëkurës suaj ose flokëve me gishta, mund të nxisin po ashtu pasionin dhe të zbulojnë mashkullin i cili di si të eksitojë një femër.
Njëkohësisht, reagimet e pakëndshme dhe vallëzimi me lëvizje të pakontrolluara që jep pamjen sikur po shoqëroheni me vëllanë e vogël, e karakterizojnë mashkullin i cili ka mendim shumë të lartë për vetveten, ndërsa dikush që është i dashuruar në vete dhe në trupin e tij, padyshim se në momentet pasionante do të mundohet të kënaqë vetëm veten e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi