LAJMI I FUNDIT:

A e zmadhojnë antidepresivët funksionin imun?

A e zmadhojnë antidepresivët funksionin imun?

Infeksioni me virusin e imunodeficiencës humane (HIV), i cili çon në paraqitjen e sindromës së imunodeficiencës humane (AIDS), është një shqetësim epidemik global.

Burimi: Elsevier

Sipas vlerësimeve më të reja nga UNAIDS dhe OBSH, aktualisht në mbarë botë janë duke jetuar 33.2 milionë njerëz të infektuar me HIV. Megjithëse rastet me infeksion po zvogëlohen, ky numër tregon domosdoshmërinë e arritjes së një suksesi në përmirësimin e mjekimit të HIV/AIDS.

Funksionimi i NK-qelizave (“natural killer”), të cilat janë një element thelbësor i imunitetit të lindur dhe janë pjesë e vijës së parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, siç është HIV, zvogëlohet në rastet me HIV dhe në rastet e depresionit.Një grup studiuesish më herët kanë zbuluar se stresi dhe depresioni çrregullojnë funksionimin e NK-qelizave dhe se kjo e përshpejton rrjedhën e HIV/AIDS. Të njëjtët shkencëtarë kanë studiuar dy grupe femrash të infektuara me HIV, ato me depresion dhe grupi tjetër pa depresion. Te këto femra kanë provuar efektet e tri barnave, SSRI (inhibitorin e rimarrjes së serotoninës), një antagonist të substancës P dhe një antagonist glukokortikoid, ndikimin e tyre në aktivitetin e NK-qelizave. Këto barna janë zgjedhur meqenëse secili prej tyre dëmton sistemet rregullatore të cilat janë hulumtuar te rastet me stres dhe depresion, si dhe te rastet e imunokompremetimit dhe infeksionit me viruse. Shkencëtarët zbuluan se SSRI-citalopram, dhe antagonisti i substancës P, CP 96,345 e kanë rritur aktivitetin NK-qelizave, derisa antagonisti i receptorit glukokortikoid, RU486, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Këto të dhëna japin fakte se funksionimi i NK-qelizave tek infeksioni me HIV mund të rritet nga inhibimi selektiv i rimarrjes së serotoninës dhe nga antagonizmi i substancës P te të grupet e individëve, ato me depresion dhe ato pa depresion. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori