LAJMI I FUNDIT:

A duhet të hamë diçka para se të vrapojmë

A duhet të hamë diçka para se të vrapojmë

Në mëngjes vraponi me lukth të zbrazët, sepse ju duket e logjikshme që kështu do ta detyroni trupin t’i djeg ushqimet e grumbulluara dhe më shpejt ta humbë peshën e tepërt.

Eksperti i fitnesit, Brad Schoenfeld, autor i librit “Women’s Home Workout Bible”, për vite e ka hulumtuar teorinë e mësipërme, duke shpresuar që t’i konfirmojë faktet.

Në vend të kësaj, ai konstatoi se edhe pse djegim më shumë kalori nëse ushtrojmë në lukth të zbrazët, në fund kjo nuk ka rëndësi.


“Në qoftë se djegim më shumë ind dhjamor gjatë ushtrimit, organet tona përshtaten ashtu që të djegin më pak ind dhjamor pas ushtrimit – dhe anasjelltas. Kështu që i bie njëjtë”, thotë Schoenfeld për “Strength and Conditioning”.

Nutrologia sportive Cassie Dimmick, beson se vendimi për konsumimin apo moskonsumimin e ushqimit para ushtrimit është një vendim të cilin të gjithë duhet ta marrin duke e marrë parasysh trupin e tyre. Megjithatë, shton që: “Shumica e ekspertëve rekomandojnë që para ushtrimit të hani diçka, sepse do të keni mjaft karburant për të ushtruar më gjatë dhe më shumë, për të djegur kalori.”

Ajo këshillon që të hani diçka të shëndetshme si ndonjë frutë apo një fetë buke të zezë me vaj ulliri ose mjaltë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori