LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri estetik është ‘rritja e bimëve’ në thonjtë tuaj (Foto)

Trendi i ri estetik është ‘rritja e bimëve’ në thonjtë tuaj (Foto)

Krejt papritmas është bërë tejet ‘cool’ t’ju pëlqejë kopshtaria. Është krejtësisht e pranueshme të mbani bimë të ndryshme dhe të diskutoni gjëra tjera rreth tyre hollësisht.

Pamjet e kaktusit veçse jemi duke i printuar në pizhamet, çarçafët tonë etj, transmeton Telegrafi.


Prandaj, përse të mos ‘rrisim bimë’ edhe në thonj?

Artistja australiane Roz Borg këtë e ka bërë të mundshme. Por, që të jemi më të qartë, nuk është fjala vetëm për bimë të rrejshme apo gjethe të copëtuara e të ngjitura në thonj. Fjala është për bimë apo lule të vogla të cilat mund të mbijetojnë në shtratin e thonjve.

Roz ka shpjeguar se ajo e bën këtë duke i aplikuar lulet foshnje në thonjtë e rrejshëm me ngjitës Oasis (ngjitës i cili është krijuar veçanërisht për t’u përdorur me lule dhe bimë).

Ky ngjitës i veçantë ua mundëson bimëve të vazhdojnë të rriten edhe përderisa janë të ngjitura në thonj. /Telegrafi/