LAJMI I FUNDIT:

71 të dënuar në Burgun e Dubravës kërkojnë të drejtat e tyre

71 të dënuar në Burgun e Dubravës kërkojnë të drejtat e tyre

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë që ka mandat për monitorim të qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese i janë drejtuar 71 të dënuar të Pavijonit të VI – të të Burgut të Dubravës me deklarata se atyre po u shkelen të drejtat e njeriut.

Sipas KMDLNJ-së, u janë mohuar beneficionet që i kanë fituar në bazë të sjelljeve të mira, kalimit me sukses të programit të risocializimit përmes angazhimit me punë, në trajnime profesionale, aktiviteteve sportive, edukative dhe kulturore.


Ndryshe, 71 të dënuar që e kanë nënshkruar kërkesën drejtuar KMDLNj – së kanë deklaruar se shumica e të dënuarve të Pavijonit VI  – të (Pavijon me beneficione ) kanë mbajtur gjysmën, 2/3 apo ¾  e dënimit dhe se me sukses e kanë kaluar programin e risocializimit prandaj i kanë fituar të gjitha beneficionet dhe se janë plotësisht të përgatitur për integrim në shoqëri, si qytetarë të lirë dhe të bëhen pjesë e dobishme dhe kontribuuese e shoqërisë.

Ata deklarojnë se sistemi i drejtësisë, e sidomos ai i burgjeve ka pasur parregullsi por se ata kanë duruar për shkak të beneficioneve dhe duke shpresuar se do të bëhet më mirë.

Ata ankohen në punën e Panelit për Lirim me Kusht që nuk i ka përmbushur kërkesat dhe pritjet e të dënuarve që e kanë fituar të drejtën për lirim me kusht.

Ankohen gjithashtu në cilësinë e ushqimit dhe mungesën e pemëve dhe perimeve shkaku i procesit të tenderimit. Edhe në aspektin e mirëmbajtjes së higjienës personale, kolektive dhe ambienteve ku janë të vendosur ka probleme të theksuara sipas nënshkruesve të të dënuarve të Pavijonit të VI – të të Burgut të Dubravës.

Mungesa dhe mosfunksionimi i sallës për aktivitete sportive është brengë e radhës e të dënuarve.

Ata kanë deklaruar se shfrytëzimi i pushimit 21 ditë në vit, pranimi i pakove ushqimore gjatë vizitës dhe beneficionet e tjera kanë pasur efekt për sjelljet e tyre të mira dhe kalimit me sukses të programit të risocializimit.

Të dënuarit e nënshkruar të Pavijonit VI – të të Burgut të Dubravës kanë hyrë në grevë duke bojkotuar punën shkaku se, sipas tyre, me plotësim – ndryshimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale u janë hequr apo zvogëluar shumë këto beneficione.

KMDLNj gjatë monitorimit të këtyre qendrave ka identifikuar probleme sidomos në mbrojtjen e shëndetit të këtyre personave të privuar nga liria ku ka shumë probleme si dhe përmirësimin apo krijimin e kushteve për mirëmbajtje të higjienës personale dhe kolektive.

KMDLNj ka identifikuar sjelljen e mirë të stafit korrektues ndaj personave të privuar nga liria sikur edhe faktin që ushqimi për të burgosurit është në përputhje të plotë me nevojat e tyre dhe se në këtë drejtim ka përmirësime cilësore.

KMDLNj është angazhuar dhe angazhohet që të burgosurit të kenë të drejtë për pako ushqimore dhe higjienike nga familja shkaku se shitorja e burgut nuk i plotëson nevojat e tyre. Sa i përket punës së Panelit për Lirim me Kusht, KMDLNj vëren përmirësime në punën e këtij Paneli por se mund dhe duhet të bëhet edhe më shumë që të dënuarit që i plotësojnë kushtet për lirim me kusht t’i realizojnë ato pa u diskriminuar.

“KMDLNj kundërshton çdo heqje të beneficioneve për të dënuarit që i meritojnë dhe kërkon shtimin e tyre si motiv stimulues për të dënuarit që, përmes sjelljeve të mira ta kalojnë me sukses programin e  risocializimit. Plotësim – ndryshimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, në përputhje me standardet ndërkombëtare është vështirë i zbatueshëm aktualisht në Kosovë dhe duhet kohë shkaku se nuk mund të zbatohet pa një infrastrukturë ligjore dhe materiale, në përputhje me realitetin”, thuhet në njoftim.

“Në kohën kur shumë flitet për zbatimin e masave alternative të dënimit çdo kthim prapa  vetëm se do ta rrisë shkallën e recidivizmit dhe kjo, sipas KMDLNj – së nuk është interes i shtetit! KMDLNj përkrah personat e dënuar dhe kërkesat e tyre për realizimin e të drejtave dhe beneficioneve të fituara me meritë mirëpo e kundërshton grevën si mjet për realizimin e këtyre të drejtave . Personat e dënuar të cilëve u mohohen apo shkurtohen benificionet  mund t’i drejtohen Presidentit përmes një kërkese të nënshkruar me të cilin e kundërshtojnë LESP-in apo , edhe Gjykatës Kushtetuese përmes një Institucioni siç është Avokati i Popullit”.

“Në kohën kur vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme dhe kur është një gjysmëzbrazëtirë në vendimmarrje , greva e të dënuarve nuk  është një mundësi për realizimin e të drejtave dhe kërkesave të arsyeshme të tyre. Andaj KMDLNj i sugjeron të dënuarit që janë në grevë t’i kthehen punës sikur që kërkon nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të mos ndërmerr asnjë masë ndëshkuese apo kufizuese ndaj grevistëve deri në kohën kur do të formohen institucionet e reja si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme!”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori