LAJMI I FUNDIT:

692 pretendentë kërkojnë mbi 1 miliard euro borxhe nga Trepça

692 pretendentë kërkojnë mbi 1 miliard euro borxhe nga Trepça

Rriten apetitet e pretenduesve se Trepça u kishte mbetur borxh. Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kanë bërë të ditur se deri tash në këtë institucion janë parashtruar 692 kërkesa. Nga ky numër, vetëm 140 kanë arritur të vijnë në afatin e parë.

Zyrtarë të AKP-së, kanë bërë të ditur se në mesin e parashtruesve të kërkesave janë Qeveria e Kosovës, Trepça, Beobanka, por edhe kompania bullgare që kishte fituar para shume vjetësh kontestin për të njëjtën çështje ndaj UNMIK-ut, ka raportuar KTV-ja.

Shtyrja e afatit të parashtrimit të kërkesave deri në nëntor të këtij viti, sipas Shkëlzen Lluka, drejtor menaxhues i AKP-së, do të krijojë mundësi që të shqyrtohen të gjitha kërkesat. Vlera e përgjithshme e këtyre kërkesave tejkalon 1 miliard euro. /Telegrafi/