LAJMI I FUNDIT:

Me 650 kuajfuqi, Lamborghini Urus do të kryesojë mbi makinat SUV (Foto)

Me 650 kuajfuqi, Lamborghini Urus do të kryesojë mbi makinat SUV (Foto)

Prodhuesi italian Lamborghini, ka krijuar edhe më parë makina SUV, por me modelin Urus do të tregojë se mund të punojë diçka shumë më të veçantë se të tjerët.

Vetura që ka strukturë shumë të lartë, ka mundësi të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, derisa me 650 kuajfuqi mund ta kryej me lehtësi, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk bëhen të ditura detajet, thuhet se do të jetë shumë sportive, duke pasur mundësi të shumta teknologjike.

Ky Lamborghini do të jetë hibrid, me fuqi dhe kohëzgjatje të konsiderueshme kur kalohet në versionin elektrik, nëpërmjet baterive shumë të mëdha.

Por, për të pasur këtë Ururs duhet të paguhet një shumë prej gjashtë shifrash, ndërsa nuk tregohet saktë se sa. /Telegrafi/