LAJMI I FUNDIT:

Më 6 mars “Një mbrëmje për Dritëro Agollin”

Më 6 mars “Një mbrëmje për Dritëro Agollin”

Më 6 mars në ambientet e “Hotel Çardak” në Pejë mbahet ngjarja “Një mbrëmje për Dritëro Agollin”.

Ngjarja organizohet nga Erblina Idrizi.


“Një mbrëmje me kandila, tinguj kitareje, e poezi. Një mbrëmje dedikuar veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli. Shkrimtari, letrat e të cilit janë bërë këngë, filma, frymëzim për fëmijët e të dashuruarit ndërroj jetë më 3 shkurt 2017”, thuhet në njoftim.

Mitingun e pasurojnë me deklamim të poezive emrat si: Igballe Qena, Nimon Muçaj, Elida Shasivari, Naser Shatrolli, Shpresa Salihaj etj. Shtëpia botuese “Buzuku” nga Tirana ka bërë të mundur sigurimin e CD-ve me poezi në shqiptim të Dritëroit dhe këndin e librave për shitje atë natë.

Organizatorët kanë falënderuar edhe vajzën e Dritëros, Elona Agolli, e cila sipas tyre, gjithnjë ka qenë korrekte në bashkëbisedim dhe sigurimin e materialeve për dokumentar. /Telegrafi/