LAJMI I FUNDIT:

As 51 pikët e Westbrookut nuk e ndihmuan Oklahoman, triumfon Houston (Video)

As 51 pikët e Westbrookut nuk e ndihmuan Oklahoman, triumfon Houston (Video)

Kjo ishte mbrëmja e skuadrave vendase në NBA, pasi të tre ekipet kanë regjistruar fitor dhe po udhëheqin me 2:0 në serinë finale të ‘Play-Off’ të NBA-s.

Washington Wizard triumfoi kundër Atlanta Hawks me 109:101, Houston Rockets ishte më i mirë se Oklahoma Thunders City me 115:111 ndërsa Golden State Warriors ka triumfuar bindshëm ndaj Portland TrailBlazers me rezultat 110:81.

Dueli më interesant është parë në Houston, ku përballë njëri-tjetrit ishin dy prej lojtarëve më të mirë të sezonit të rregullt – James Harden dhe Russell Westbrook.

Fitues në fund doli Harden me 35 pikë dhe tetë asistime, ndërsa Russell Westbrook kishte mbrëmje të mahnitshme. Pretendenti kryesor për MVP realizoi 51 pikë dhe regjistroi ‘triple-double’ në saje të 10 kërcimeve dhe 13 asistimeve, transmeton Telegrafi.

Përveç Hardenit te Houstoni kontribut të rëndësishëm dha edhe Erik Gordon me 22 pikë, 21 shtoi Lou Williams.

Te Oklahoma, përveç Westbrookut me lojë të mirë u shfaq edhe Andre Robertson me 12 pikë.

Golden State ka justifikuar rolin e favoritit kundër Portland dhe këtë herë fitoi bindshëm me rezultat 110:81.

Edhe pse nuk e kishte në dispozicion Kevin Durantin, Warriors në saje të 19 pikëve të Stephen Curryt dhe Klay Thompson shënoi 16. Më efektivi te Portlandi ishte Moris Harkles me 15 pikë. Por, dy yjet kryesore të skuadrës nuk ishin në nivelin e duhur – Damian Lillard me 12 pikë dhe CJ Mekolum shtoi 11 pikë.

Washingtoni ka dyfishuar serinë e takimeve kundër Atlantas në saje të fitoreve me rezultat 109:101. John Wall dhe Bradley Beal sëbashku kanë arritur 63 pikë, ndërsa te Atlanta më i miri ishte Paul Millsap me 27 pikë dhe 10 kërcime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori