LAJMI I FUNDIT:

501 trëndafila për ditëlindjen e Dianës

501 trëndafila për ditëlindjen e Dianës

Diana Avdiu ka marrë një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e saj, plot 501 lule.

Modelja kosovare sapo ka mbushur 20 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë ajo mori një sërë urata nga miqtë e saj. Por, më e veçanta e ditëlindjes ishin 501 trëndafilat e kuq që ajo i mori nga shoqëria e saj nga Shkupi.

“Jam shumë e lumtur që shoqëria ime po më sjellë emocion të papërshkruar në këtë ditë timen. Falënderoj miqtë e mi nga Shkupi, po ndihem shumë mirë. 501 lule për datëlindjen time të 20-të”, ka thënë ajo për “Zëri”. /Telegrafi/